Dy futbollistët kosovarë, Debatik Curri e Armend Dallku, në prag të takimit miqësor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë pensionuar nga kombëtarja me një ceremoni përshëndetëse. Debatik Curri, 30-vjeçar, me Shqipërinë ka luajtur nga viti 2006 dhe në total ka zhvilluar 44 ndeshje, duke shënuar një gol. Ndërsa Armend Dallku, 32-vjeçar, për Shqipërinë ka luajtur që nga viti 2005 dhe në 64 ndeshje ka shënuar po ashtu një gol. Lojtarë që në të shkuarën e afërt kanë qenë me peshë për skuadrën tonë kuqezi.