De Biasi: Sfidë e çuditshme, por e bukur

0
183

Italian Gianni De Biasi speaks to journa

 

Vëllazërore ishte ndeshja e Prishtinës edhe për shqiptarin më të ri të grupit kuqezi, Gianni De Biasi. Trajneri italian e konsideroi këtë ndeshje si një përballje vëllezërish dhe në këtë aspekt nuk arriti të bënte një analizë teknike. “Kjo ishte një ndeshje e çuditshme, sepse u ndeshëm me vëllezërit tanë. Festuam, të gjithë bashkë dhe ky ishte qëllimi kryesor, por të hënën kundër Gjeorgjisë do të luajmë ndryshe. Më pëlqeu shumë publiku, por e theksoj që kjo ishte një ndeshje e çuditshme dhe nuk e përgatitëm në mënyrën e duhur. Do apo nuk do lojtarët nuk ishin të vendosur dhe të karikuar si herët e tjera. Terreni i lojës na i vështirësoi punën, sepse nuk ishte ideal”. Gjithsesi, trajneri i kombëtares shqiptare shtoi se edhe nga një 90-minutësh i tillë arriti të merrte disa sinjale të rëndësishme nga skuadra. “Të gjitha ndeshjet shërbejnë për të të dhënë informacione të rëndësishme, por nuk ishte një ndeshje si të tjerat. Djemtë edhe në hotel po qëndronin me të afërmit dhe në pamje të parë kjo është një situatë që mund të duket e çuditshme”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here