Manaj dhe Rrahmani, të lumtur për golat e tyre

0
191

gol

 

Dy autorët e golave të kombëtares shqiptare, Rey Manaj dhe Amir Rrahmani, u shprehën të lumtur që arritën të luanin një sfidë të tillë ku gjetën edhe rrugën e rrjetës. Sulmuesi i Interit që veshi për herë të parë fanellën kuqezi, rrëfen një episod të veçantë. “Jam i kënaqur për paraqitjen e ekipit dhe për golin. Be Biasi me kishte thënë se do të luaja pjesën e dytë dhe më kërkoi të tregoja veten. I premtova gol dhe e realizova”. Në vijim Manaj shtoi se edhe pse kjo ishte një miqësore, skuadra dha sinjale të rëndësishme. Ndërkohë, Rrahmani rrëfeu se e falënderoi trajnerin De Biasi që mundësinë që i dha dhe më tej u përqendrua te ndeshja. “Është ndeshja e parë që nga minuta e parë. Ishte një ndjenjë e veçante sepse u ktheva në qytetin e lindjes. Zhvilluam një ndeshje të mirë edhe pse kushtet e fushës nuk ishin ideale. Shpresoj që me ndeshjen e zhvilluar të jenë kënaqur të gjithë tifozët dhe ata që na ndoqën”. Sulmuesi i Skënderbeut, Bernard Berisha theksoi se Kosova po tregon që në të ardhmen mund të rritet edhe më shumë, ndërsa sqaron pozitën e tij, duke qartësuar se në adresë të tij nuk ka ardhur asnjë ftesë nga Kombëtarja Shqiptare. “Nuk kam deklaruar që kam refuzuar ftesën e Shqipërisë. Ftesa e De Biasit nuk më ka ardhur, më ka ardhur vetëm ajo e Kosovës. Nëse do të kem ftesë nga Shqipëria do të njoftoj Federatën e Kosovës dhe ata do të vendosin, por për momentin e theksoj që do të jem pjesë e Kosovës sepse kjo është edhe dëshira e familjes time”, – deklaroi Berisha. Mërgim Brahimi theksoi se barazimi është rezultati ideal për këtë ndeshje, ndërsa u shpreh optimist për të ardhmen e përfaqësueses së tij. “Kosova e ka ekipin të mirë. Në çdo grumbullim bëhemi më të fortë. Na mungon vetëm pranimi nga institucionet ndërkombëtare për të marrë pjesë në ndeshje zyrtare”. Vëllazërore, por edhe një ndeshje ku trajneri Gianni De Biasi dha sinjalet e para të provave në kuadër të Evropianit 2016 në Francë. Për herë të parë në këtë edicion, Shqipëria e nisi sfidën me rreshtimin 3-5-2, me një mesfushë të dendur. Një skemë e përdorur në mënyrë sporadike nga tekniku kuqezi, por gjithmonë gjatë lojës. Ky mund të shërbejë si një tjetër variant, i cili i shtohet rreshtimeve të testuar më parë, ku gjithmonë Kombëtarja ka luajtur me katër mbrojtës. Rreth provës foli edhe kapiteni Lorik Cana. “Rreshtimi 3-5-2? Kemi skemën tonë, jemi të konsoliduar. Të hënën luajmë miqësoren me Gjeorgjinë dhe dy ndeshje të tjera në mars, ku do të provojmë dhe të konsolidohemi. Kjo sepse në miqësoret e majit dhe qershorit para Kampionatit Evropian nuk ka kohë të mjaftueshme për të tjera teste. Por, kemi lojtarë dhe mundësi për të provuar shumë mënyra të lojës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here