Penalizime në rast mospasje të mjetit identifikues
Urdhri i Farmacistëve ka zbardhur listën e plotë të farmacistëve, të cilët kanë përmbushur kriterin e ricertifikimin dhe kanë aplikuar pranë UFSH-së për t’u pajisur me kartën e identifikimit të anëtarëve. Janë plot 426 farmacistë në gjithë vendin, të cilët duhet të pajisen me kartën identifikuese pranë zyrës qendrore të UFSH-së në Tiranë. Pajisja me kartë e farmacistëve bëhet pas miratimit të lejes për ushtrimin e profesionit. Farmacistët e anëtarësuar dhe ndihmësfarmacistët e regjistruar pajisen me kartën e anëtarësisë, e cila mban numrin e dosjes personale që i korrespondon numrit të regjistrit. Sipas nenit 7 të rregullores për anëtarësimin e farmacistëve, regjistrimin e ndihmës farmacistëve dhe funksionimin e Regjistrit Kombëtarë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, karta e anëtarësisë është mjet identifikimi për farmacistin dhe ndihmës farmacistin ndaj pacientit dhe është e detyrueshme të mbahet në bluzën e bardhë gjatë kohës së punës. Nëse farmacistët nuk zbatojnë rregulloren që përcakton mbajtjen e kartës identifikuese gjatë ushtrimit të detyrës do të ketë penalizime. Në një kohë që farmacistët pritet ti nënshtrohen provimit të shteti brenda këtij muaji, burime pranë gazetës “Standard” bëjnë me dije se Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka dorëzuar listat e plotë me kandidatët që do të testohen, ndërsa në ditët në vijim pritet publikimi i listës së plotë nga Agjencia Kombëtare e Provimeve