Dy ditë më parë policia arrestoi edhe ish-policin Mirsad Kuçana, pjesëmarrës në sherrin që përfundoi me vrasje në Linzë. Në kërkim janë tashmë Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani. Emiljano Tasho Nina dyshohet të jetë edhe autor i të paktën 3 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit. Policia thotë se ai është edhe autor i dy vjedhjeve me armë të ndodhura në kryeqytet, një e kryer më 30 shtator të këtij viti në një supermarket dhe një tjetre të ndodhur më 12 mars të vitit 2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”.