Policia e Shtetit njofton se ka shoqëruar një përson dhe është në kërkim të një tjetri lidhur me emailin kërcënues që është dërguar në adresën e email të ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri . Mesazhi është dërguar nga një adresë me emrin “Brigadat e Kuqe” në orën 10:44 të paradites së të shtunës dhe përmbajtja e tij nuk lidhet me ideologjinë e këtyre grupeve komuniste, por përcjell një mesazh kërcënues me prapavijë fetare dhe në të lihet të kuptohet se pas sulmeve në Paris, është radha e Tiranës.“Tani e keni radhën ju! Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundër shtetit islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut”, shkruhet në mesazh.