Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë premton mbështetje për të gjithë ata të rinj të cilët kanë një projekt të qartë për hapjen e një biznesi. Në kuadër të ditës së rinisë Ministri Blendi Klosi ishte i pranishëm në inaugurimin e një biznesi fason i hapur nga dy të rinj dhe që ka marrë të drejtën për prodhim për një firmë ndërkombëtare. “Shqipëria ka nevojë jo vetëm për jurist e ekonomistë por edhe për njerëz që provojnë të jetojnë jetën me punë të denjë. Kemi sot jo vetëm 3 biznesmenë, port re punëdhënës të fuqishëm të brezit të ri të cilët kanë punësuar tashmë me dhjetëra të rinj, por duke kërkuar që këta të rinj të jenë të kualifikuar, kompetitivë dhe të gatshëm për të konkurruar në tregun lokal dhe evropian të punës”, – tha Klosi. Ministria e Mirëqenies ka organizuar “25 Ditë Aktivitete për 25-Vjetorin e Ditës së Rinisë”.