Testimi që nxori në pah paaftësinë institucionale dhe analfabetizmin funksional të MAS

0
235

mehmeti

Nga Ndriçim Mehmeti

 

 

Testimi i paralajmëruar një vit e kusur më parë për mësuesit, më së fundi po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë. Nisma e marrë për këtë testim, është e hershme, që nga momenti kur kryeministri dhe ministrja e arsimit i klasifikuan mësuesit si të paaftë, të pakualifikuar, të padenjë për zhvillimet e sotme etj. Në fillim MAS kishte premtuar se deri në  dhjetor të 2014, do të zgjidhte punën e mësuesve pa arsim përkatës. Sot e gjithë dita nuk kemi asnjë shifër të publikuar. Duke filluar nga janari i 2015 u deklaruan disa data se kur do të bëhej testimi me qëllim licencimin e të gjithë mësuesve në sistem, duke i lënë në ankth e tmerr mësuesit. Madje maji i këtij, u deklarua nga ministrja Nikolla, si muaji kur do të licencoheshin të gjithë mësuesit. Maji iku e shkoi dhe licencimi nuk u bë.

Por Mtesti 2AS nuk hoqi dorë nga kënaqësia deri në ekstazë për testimin me mësuesve. Si justifikim u shpik një udhëzim për identifikimin e nevojave për trajnim të mësuesve, për të realizuar testimin e premtuar. Por në vend që të vinte vetullat MAS, nxori sytë.

Paaftësia institucionale që shoqëroi procesin prej udhëzimit e deri në testimin e mësuesve

Po të shikosh me kujdes, testimi i mësuesve i lihet Institutit të Zhvillimit të Arsimit,  institucion i cili, nuk e ka për detyrë funksionale, të kryejë testime, vlerësime apo të ndërmarrë nisma të cilat kërkojnë të vlerësojnë njohuritë e mësuesit. Nëse i referohemi detyrave që VKM për krijimin e IZHA, i cakton këtij insttestiitucioni, nuk ka në asnjë pikë të saj, të drejtë për hartimin e fondit të pyetjeve, për testimin e mësuesve, qoftë edhe kur bëhet për identifikimin e nevojave të zhvillimit profesional të mësuesve. Ndërkaq Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1013, datë 10.12.2010, “Për krimin e Agjencisë Kombëtare të Provimeve”, në pikën 7/f, thotë shprehimisht kështu: “Menaxhon, implementon dhe mbikëqyr procesin kompleks që nga testimi i njohurive teorike e praktike të mësuesve dhe të profesioneve të tjera, si gjatë periudhës së testimit, ashtu edhe gjatë ushtrimit të profesionit e të mbikëqyrjes”. Kjo agjenci dhe vetëm kjo ka të drejtën me ligj të organizoj testimin e njohurive praktike dhe teorike të mësuesve, si për ata që licencohen sapo mbarojnë studimet, ashtu edhe për ata që ushtrojnë profesionin si të tillë. Kjo agjenci ka një ekspertizë të njohur në fushën e hartimit të testeve, kritereve shkencore që ndiqen për hartimin e tyre, mënyra sesi bëhen pyetjet, kohëzgjatja e përgjigjes për një pyetje etj. Të gjitha këto u anashkaluan dhe procesi ju la IZHA, me qëllim të paracaktuar. Sa më të pakuptimta, të vështira dhe krejt pa vend të jetë pyetjet aq më mirë do të ishte për Ministrinë e Arsimit, për të vërtetuar alibinë dy vjeçare të ngritur në publik, për paaftësinë e mësuesve. Instituti i Zhvillimit të Arsimit, mori një barrë të cilën, as që e kishte menduar e as që e kishte mbajtur më parë. IZHA, ka bashkëpunuar më herët, me Ministrinë e Arsimit dhe AKP, për procesin e kualifikimit të mësuesve, por jo të marrë përgjegjësinë e vetme, për një proces testimi për aftësinë e mësuesve apo nevojat për kualifikim të tyre. AKP e cila, ka edhe një drejtori të e specializuar pikërisht për privimin digjital të kandidatëve që duan të marrin licencën në përputhje me ligjin për profesionet e rregulluara, u anashkalua. Anashkalimi i kësaj agjencie i “nxori petët lakrorit”. Nuk bëhej fjalë për testim i cili kërkonte të identifikonte nevojat për trajnim të mësuesve, por për një tendencë të hapur për të fyer, tallur, për tu treguar cinik si dhe për të denigruar profesionin e mësuesit. Duke u nisur kësaj rruge ministrja dhe enturazhi i saj ranë në gropën që i hapën vetes. Testimi më së shumti nxori në pah analfabetizmin funksional të MAS.

 

Përse testtesti 3imi nxori në  pah analfabetizmin funksional të MAS

Me nismën për testimin e mësuesve për nevoja të zhvillimit të tyre profesional, Ministria e Arsimit dhe Sportit nxori në pah, nevojat që kanë punonjësit e saj për trajnim. Pyetjet e hartuara, duket qartë se janë bërë në nxitim e sipër dhe janë marrë përsipër të hartohen prej njerëzve që kanë punuar pak ose aspak në arsim. Nuk mund të shpjegohet ndryshe ky fakt, kur mësuesit e gjimnazit pyeten : “Mozës i ra nga dora biskota. Beni e mori dhe ja dha. Si do të veproni ju si mësues në këtë rast.”  Më tutje ka pyetje të tilla që mësuesit duhet të dinë ngjyrën e stemave e flamujve të UNICEF, për sa vite merr nën mbrojtje UNESCO, monumentet e kulturës. Por ajo që bëhet sa qesharake aq edhe tragjike, janë pyetjet që si alternative përgjigje kanë edhe vetë pyetjen. Ja shembulli: Pyetja 26: “Qarkoni përgjigjen që NUK është e saktë. Standardet  e përgjithshme të mësuesit orientojnë: A. Inspektoratin Shtetëror të Arsimit për të vlerësuar mësuesit. B. Qarkoni përgjigjen që NUK është e saktë. Standardet  e përgjithshme të mësuesit orientojnë; C. Institutin e Zhvillimit të  Arsimit të identifikojë nevojat për zhvillim profesional të mësuesit: D. Prindërit për të reflektuar mbi punën e mësuesit”. Pyetje të tilla ishin të shumta. Këto pyetje që dikush mund t’i klasifikoj në pyetjet me kleçkë në fakt emërtohen si pyetje idiote, pa kurrfarë kriteri e standardi shkencor. Si mund të identifikohen nevojat e mësuesit për trajnime përmes këtyre pyetje? Kishte gjithsej 30 pyetje që kërkonin 1 orë për t’u zgjidhur. Kaq mirë ishin të informuar administratorët e këtij testimi për procesin, saqë në një nga shkollat më të mëdha të mesme të qytetit të Tiranës, specialisti i ISHA, i deklaron mësuesve, “merreni me rehat provimin se keni dy orë kohë, kopjoni me njëra-tjetrën se nuk ju them gjë”. Ndërkaq administratorët në shkolla të tjera jua bënë të qartë mësuesve, se “nuk duhet të dalin mirë në testim që të duket se mësuesit kanë nevojë për trajnime”. “Gojët e liga” shkojnë edhe më tutje, kur thonë se këshilltari për trashëgiminë pranë kryeministrit është gati të marrë në trajnim gjithë mësuesit për t’i mësuar mbi trashëgiminë kulturore. MAS u përpoq të tallje me mësuesit, duke e kthyer testimin në një bumerang më vete. Ndryshe nuk shpjegohet fakti që pasi bëhej pyetja alternativa A thoshte “Tre nga alternativat e mësipërme” kur më sipër ishte vetëm pyetja. Po kaq interesante është edhe pyetja tjetër: “Një mësues vë re se një vajze vjen me krahë të lidhur. Cili është veprimi parë që bën mësuesi?; 1. Merr ne tel qendrat në ndihme të fëmijës 2.Flet me shokët për të pyetur për situatën. 3 Flet me të  4. Flet me kolegët”.  Pra IZHA është kujdesur shumë, që të shoh se sa nevojë kanë mësuesit në pikëpamje sociale për tu zhvilluar, ndërkohë që këtë detyrë e kanë punonjësit social dhe psikologu i shkollës. Si mund të anashkalohet në një rast të supozuar dhune, psikologu dhe punonjësi social dhe t’i jepet prioritet shokëve të vajzës dhe kolegëve, të cilët as që mund të kenë asnjë dijeni për vajzën, gjendjen e saj, problematikën etj.

Po përse ju la IZHA dhe jo AKP, testimi i famshëm? Shumë e thjeshtë.  Atij që i besojmë më shumë i japim kompetenca më shumë. Të tjerët i lemë në punë sa të marrin rrogën.  Duke gjurmuar për të sulmuar mësuesit, terrorizuar, dhunuar me të gjitha mjetet e mundshme, MAS, nxori në pah botërisht, paaftësinë profesionale të saj. Ndërsa MAS mburrej se kishte gjetur analfabet funksional në sistem, në fakt vërtetoi analfabetizmin e vet, përballë mësuesve që kërkonte t’i testonte.

MAS u ofroi mësuesve testime që në fakt shprehën hapur dhe qartë nevojën për trajnim që ka MAS, në rastin më të  mirë dhe në rastin më normal nga ecuria e deritanishme, nevojën që ka institucioni për të ndryshuar sa më shpejt piramidën drejtuese të saj dhe jo vetëm. Mësuesit kanë rastin të shprehin revoltën e tyre, nga forumet e hapura, bashkëbisedimet dhe peticionet në qeveri e deri në daljen në rrugë, në kërkim të dinjitetit të tyre të munguar,. Prindërit dhe nxënësit, duhet të mbështesin mësimdhënësit, për të garantuar një të ardhme më të mirë për veten dhe gjithë shoqërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here