Tropojë/ Zjarr në masivin e pyjeve më gështenjë, digjen 5 hektarë

0
174

 

zjMasivi i pyjeve me gështenjë në rrethin e Tropojës është përfshirë nga flakët që ditën e djeshme. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se deri tani janë djegur mbi 5 hektarë pyje me gështenje, ndërsa sa u përket vatrave të zjarrit banorët thonë se ka qenë e qëllimshme. Zjarri mësohet të ketë marrë përmasa të mëdha dhe me gjithë ndërhyrjen e banorëve për shuarjen e flakëve, ende nuk është arritur një gjë e tillë. Situata paraqitet shqetësuese për shkak se masivi i pyjeve me gështenjë të përfshirë nga zjarri nuk ndodhet shumë larg shtëpive të qytetit të Bajram Currit. Banorët kanë kërkuar ndihmë nga qeveria për marrjen e masave të menjëhershme për të kontrolluar situatën, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim konkret. Pyjet me gështenja janë shumë të rëndësishme për banorët e kësaj zone, për shkak se janë një ndër burimet kryesore për të ardhurat ekonomike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here