Granit Xhaka pa dyshim që është njëri ndër futbollistët shqiptarë më të mirë momentalisht dhe formën më të lartë sportive. Futbollisti i përfaqësueses së Zvicrës ka treguar paraqitje të lartë me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach dhe kjo ka bërë që ai të kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane. Arsenal, Liverpool, Bayern Munich, Barcelona, Juventus dhe Manchester United janë skuadrat e interesuara për mesfushorin prishtinas. Sipas të përditshmes zvicerane “Blick”, skuadrat e interesuara për Xhakën duhet të paguajnë një klauzolë prej 30 milionë eurove për t’i siguruar shërbimet e tij. Xhaka ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2019, mirëpo mjafton një ofertë prej 30 milionë euro nga njëra prej skuadrave të lartpërmendura për ta bindur Gladbachun të heqë dorë nga kapiteni i saj.