Komisioni i Venecias iu përgjigj dje letrës së dërguar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në lidhje me reformën në drejtësi. Në letrën dërguar e firmosur nga Gianni Buquichio, Venecia pasi njofton kreun e shtetit shqiptar për marrjen dhe leximin e letrës me shqetësimet e paraqitura prej tij për draftin e dorëzuar në këtë Komision nga ana e maxhorancës, vihet në dukje shqetësimi për mungesën e opozitës parlamentare në këtë proces. Megjithatë, thuhet në letër, Komisioni mori në dorëzim dhe publikoi në faqen e vet të internetit propozimet e opozitës parlamentare. Por në këtë letër nuk mungoi edhe një lapsus nga ana e Venecias, pasi në momentin që përmendet opozita, në kllapa është shënuar së bashku me Partinë Demokratike edhe LSI, megjithëse kjo e fundit ka që prej 2009-s, hiq këtu periudhën prill-shtator 2013 ka qenë pjesë e qeverisjes së vendit.