Mbyllja e xhamive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të konsiderohet si një opsion në të ardhmen është shprehur kështu Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump .“Do ta urreja nëse do të duhet ta bëja, por është një gjë që ju duhet me patjetër ta keni si alternativë”, deklaroi Trump.Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara do të duhet të vëzhgojnë me kujdes të gjitha xhamitë sepse shumë fjalë qarkullojnë, ndërsa paralajmëroi qytetarët amerikanë se duhet të jenë gati që të heqin dorë nga disa të drejta dhe liri që atyre iu garantohen me ligj.Gjatë fundjavës, Trump deklaroi se sulmet e Parisit do të kishin një përfundim tjetër në rast se disa prej viktimave do të ishin të armatosur.