Trazira në Kuvendin e Kosovës / Përleshje opozitë-forca sigurie dhe gaz lotsjellës

0
183

 

 

KO Ende pa filluar saancea plenare deputetët e opozitës në Kuvendin  e Kosovës  kanë hedhur gaz lotsjellë. Edhe pse Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i kishte paralajmëruar që në fillim të seancës deputetët e opozitës se, në rast të ndonjë veprimi të dhunshëm do t’i pezullonte ata nga seanca, dhe ashtu ndodhi.Deputetët e koalicionit qeveritar vazhduan punimet e seancës në sallën alternative të Kuvendit, ku deputetët e opozitës nuk u lejuan të hynin.Ndërsa deputetët e opozitës përplaseshin me policët nëpër ambientet e Kuvendit, në sallën alternative, deputetët e koalicionit shqyrtuan dhe miratuan në lexim të parë projektbuxhetin e vitit 2016.
Në këtë seancë, kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, i dënuan ashpër veprimet e opozitës.Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar se, Kuvendi do të vazhdojë punën me seancat e radhës, ndërsa ka ftuar opozitën që të reflektojë dhe të kthehet në Kuvend për të dhënë kontributin e saj. Nga Kuvendi, opozita u deklarua tepër kritike nga qëndrimet e qeverisë kundrejt marrëveshjeve të nënshkruara me Serbinë dhe ajo për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here