Zbardhet një ngjarje e vjetër ndodhur me datë 23 gusht të vitit 2000, ku gjatë një vjedhjeje me armë mbeti i plagosur një person. Policia e Lezhës ka bërë të ditur se, është ndaluar një nga autorët, si dhe është shpallur në kërkim bashkë-autori tjetër. Si rezultat i një pune hetimore nga Sektori Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim të ngushtë dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit Besnik (Besjan) Paloka, 33 vjeç, banues në Rubik Mirditë, i dënuar më parë për plagosje. Është shpallur në kërkim si bashkëpunëtori Vasil (Aren) Perlika, 34 vjeç , banues në Laç Kurbin i proceduar më parë për disa vepra penale. Arrestimi dhe shpallja në kërkim është bërë pasi, këta 2 persona, me datë 23 gusht 2000, në vendin e quajtur fshati Rasfik aks i vjetër rrugor Milot-Rubik, kanë vjedhur me armë kosovarët me inicialet R. G. dhe I. T., ku ky i fundit ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Dosja me materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Lezhës, për “vjedhje me armë e kryer ne bashkëpunim”