Në kuadër të Reformës në Sistemin e Drejtësisë në mjediset e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua dje Konsultimi publik për “Ndryshimet Kushtetuese-Drejtësia Penale”. Pjesëmarrës në këtë takim ishin gjyqtarë, grupet e interesit, avokatë, pedagogë të së drejtës të universiteteve publike dhe private, shoqëri civile, institucione të fushës, grupet parlamentare si edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri. Eksperti i Partisë Demokratike në Komisionin e Posaçëm parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë, z. Gazmend Bardhi theksoi se reforma në drejtësi duhet të bëhet por duke u bazuar në disa parime. “Është e panevojshme që ne të ripërsërisim qëndrimin tonë, se Reforma në Drejtësi duhet të bëhet! Po, duhet të bëhet bazuar në tre shtylla kryesore: luftë ndaj korrupsionit dhe rritje e eficencës së sistemit; luftë ndaj kooperativizmit dhe përgjegjshmëri; si dhe garantimi i pavarësisë dhe mosndërhyrjeve politike. Ndërkaq Koraljka Bumçi, eksperte e Misionit Euralius IV dhe eksperte dhe në grupin e drejtësisë penale, sqaroi mënyrën se si është konceptuar nga ekspertët emërimi dhe kompetencat e prokurorit të përgjithshëm. “Prokurori i Përgjithshëm është menduar të zgjidhet midis juristëve më të kualifikuar, me të paktën 15 vjet eksperiencë profesionale, moral të lartë dhe integritet profesional, i diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës ose diplomë në drejtësi në nivel master ose më lart, të mos jetë dënuar për kryerjen e një vepre penale dhe të mos ketë post politik në një parti politike për të paktën 10 vitet e fundit”. Nga ana e tij Henrik Ligori, Zëvendësdrejtues në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe ekspert i grupit për drejtësinë penale. sqaroi se pse zyra e Prokurorisë SPAK duhej organizuar ne nivel kushtetues. “Garancia e qëndrueshmërisë përballë një pushteti të fortë politik dhe një traditë të ndryshimit të shpeshtë të ligjeve të organizimit gjyqësor. Krijimi i SPAK-ut me ligj mund të përcillte idenë se “përderisa është krijuar me ligj edhe mund të zhbëhet me ligj”. Pra, sërish, ideja e qëndrueshmërisë”, – tha ai.