Në ndeshjen miqësore të zhvilluar mbrëmjen e djeshme mes Anglis dhe Francës futbollistët e të dy ekipeve dhe bashkë me të, gjithë stadium “Uembli”, kanë kënduar bashkë himnin kombëtar të Francës. Me këtë gjest kanë treguar dje se nuk mund të tremben nga terrorizmi.
Një gjest që ka bërë xhiron e botës dhe që ka treguar se sensibilizimi dhe dashuria janë më të forta se urrejtja dhe frika që përpiqen të mbjellin terroristët.