Në kohën kur për krizë ekonomike flitet ngado dhe kur gjetja e një vendi pune e një pagë e rregullt është kërkesë e vazhdueshme, kursimi i parave, duket se është një nga zgjidhjet për një jetë më të mirë.
Kursimi ka qenë gjithmonë dëshirë e njerëzve megjithëse jo shpesh kanë arritur këtë, prandaj këshillat e më poshtme mund të ju ndihmojnë në këtë aspekt.
- Shlyeni borxhet në fil Menjëherë pas shlyerjes së borxhit në mendjen tuaj do krijoni hapësira për kursimin e parave. Plus, sa më shpejt që paguani borxhin aq më i vogël do jetë interesi që paguani për të. E vetmja shumë e parave që duhet kursyer para larjes së borxhit është krijimi i një fondi i cili do ju nxjerr nga kriza për 3-6 muaj në rast se mbeteni pa të ardhura.
- Vendos caqe për kursim
Për caqe afatshkurtra kjo është e thjeshtë. Nëse dëshironi të blini një video lojë, gjeje sa kushton, nëse dëshironi të blini një shtëpi kupto së pari sa para paraprake duhet dhënë.
Për caqe afatgjata siç është pensionimi, ju duhet të planifikoni shumë më shumë (duhet bërë llogari sa para do t’u nevojiten pas 20 deri 30 vjetëve kur të pushoni së punuari) gjithashtu duhet të zbuloni se si investimet që keni bërë do t’ju ndihmojnë në arritjen e qëllimeve.
- Caktoni caqe kohore
Për qëllime afat shkurtra vendosni caqe të tilla si, “dua të blej një biçikletë pas një jave”, kurse mendoni caqet afatgjata të cilat përfshijnë periudha më të gjata kohore, si për shembull: Blerjen e shtëpisë pas dy vjetësh.
- Cakto sa do kursesh
Cakto sa do kursesh çdo javë, çdo muaj, apo në secilën pagë në mënyrë që të arrish qëllimin tënd.
Cakto së pari arsyet e kursimit dhe më pas fillo të kursesh aq sa është e nevojshme për ta blerë atë në datën që dëshironi.
Është mirë që në secilën periudhë të ruani një shumë të caktuar. Për shembull, nëse dëshironi të jepni avans 15.000 Euro për një shtëpi brenda 36 muajsh (3 vjet), do ju duhet të kurseni afërsisht 420 Euro çdo muaj. Mirëpo gjithmonë duhet pasur parasysh të ardhurat mujore andaj kjo shumë mund të variroj prej një personi tek tjetri.
- Mbaj shënime mbi shpenzimet
Çfarë ju kurseni është në proporcion me: shumën që e fitoni dhe shumën qe kurseni. Pasi që keni më shumë kontroll mbi shumën që shpenzoni, është punë e mençur të bëni shumë kujdes me blerjet. Shkruani gjithçka që shpenzoni për dy javë apo një muaj.
Bëhu sa më i kujdesshëm që është e mundur, dhe mundohu mos t’i anashkalosh cikërrimat.
Çdo pagesë klasifikoje në: qira, makinë, sigurime, pagesa mbi makinën, telefon, internet, karburant, ushqim, argëtim, etj.
a)Mbaj një fletore me vete gjithmonë. Bëje shprehi të regjistrosh çdo shpenzim dhe t’i ruash faturat.
b)Çdo fundjavë ulu dhe analizoji ato.
c)Ka shumë aplikacione që mund t’i shkarkoni në telefon për të mbajtur shënime mbi shpenzimet.
- Shkurto shpenzimet
Shiko me kujdes shpenzimet pas një apo dy muajsh. Me siguri që do befasoheni. Do shihni qartë shume shpenzime që mund t’i hiqni. Varësisht se sa duhet të kurseni, por patjetër, do bëni edhe disa sakrifica.
Mendo për prioritetet, dhe hiqi shpenzimet pa të cilat mund të jetosh. Llogarit se sa shumë ato heqje shpenzimesh do ju kursejnë për një vit, dhe do motivoheni pa masë.
- a) A mund të zhvendoseni në një banesë apo shtëpi më të lirë?
- b) A mund të kurseni para në karburant? Nëse familja juaj ka shumë makina a mund t’i reduktosh ato në vetëm një?
- c) A mund të gjesh ndonjë kompani sigurimesh më të lirë?
- d) Blej rrobat kur janë në zbritje.
- e) A mund të jetosh pa TV?
- f) Gatuaj më shpesh në shtëpi.
- Krijo një buxhet
Klasifikoni shpenzimet, për shembull: Këtë muaj do shpenzoj “20 Euro” për kafe, “70 Euro” në qira, “100 Euro ushqim”, “40 Euro” do i kursej për pushime. E kështu me radhë.
- Ndalo së përdoruri Kartelat e Kreditit
aguaj gjithçka me kesh, nëse patjetër ju duhet të mbani kartelë atëherë pranë saj në kuletë vendosni fotografi të qëllimeve që keni. Kjo do ju frymëzoj të mos e përdorni atë.