Dy të rinj nga Lezha dhe një i tretë i shpallur në kërkim, kanë droguar dhe më pas përdhunuar një vajzë 21 vjeçare nga Lezha. Kristjan Marku, 34 vjeç, tashmë i ndaluar, shfrytëzonte për prostitucion një 21-vjeçare me inicialet E. T, të cilën më pas e ka dërguar në Tiranë tek Vladimir Lleshi dhe Agustin Toli, të cilët e kanë droguar dhe më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e vajzës. Vajza më pas ka mundur të largohet nga banesa ku mbahej në Tiranë dhe ka kërkuar ndihmën e policisë. Menjëherë Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar Vladimir Lleshin. Ndërkohë që dy personat e tjerë janë në kërkim. Akuza e ngritur ndaj tyre është shfrytëzim prostitucioni, marrëdhënie seksuale me dhunë dhe nxitje për përdorimin e drogës, të kryera në bashkëpunim.