Nuk plotësuan kreditet /Stomatologët që nuk përmbushën kriteret testohen më 3 dhjetor

0
214

 

 

sttttStomatologët që nuk përmbushën kriteret e programit të kreditimit 2009-2014, do t’i nënshtrohen Provimit të Certifikimit më 3 dhjetor 2015 në orën 09:00. Janë rreth 440 stomatologë të cilët do t’i drejtohen Fakultetit të Stomatologjisë për të zhvilluar provimin. Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim saktëson edhe tre kushtet që duhet të plotësojnë pjesëmarrësit:
“1. Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj: 2. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit. 3. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit”. Ndonëse ishte parashikuar të jepej në muajin tetor, stomatologët e pacertifikuar kanë pasur një muaj më shumë në dispozicion për t’u konsultuar me programin orientues të provimit. Në bazë të rregullores, provimi do të konsiderohet i dhënë me sukses vetëm nëse mjeku stomatolog merr të paktën 50% nga pikët maksimale. Në rast se nuk është i kënaqur me pikët e marra në provim, ai mund të paraqesë ankesën me shkrim pranë AKP-së në 5 ditët e para pas shpalljes së rezultatit. AKP nga ana e saj, pasi ka shqyrtuar kërkesën është e detyruar që brenda 30 ditëve t’i kthejë profesionistit një përgjigje të argumentuar. Megjithatë për ndryshimin e rezultatit do të duhet një vendim nga Komisioni i Provimit të Ricertifikimit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here