Reagon ministri /Skandali në burgun e Drenovës, Ylli Manjani: Hetim deri në fund

0
150

 

 

1222Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar dje pas videos së transmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku drejtori i IEVP-së Korçë përfshihej në fenomene të rënda korruptive. “Dua të kërkoj një ndjesë të thellë publike që në administratë kemi njerëz të tillë dhe absolutisht kjo është një histori që duhet të marrë fund”.

 

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka vlerësuar punën për reformën në drejtësi duke e konsideruar domosdoshmëri për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndërsa a shprehur respekt në lidhje me deklaratën e pak ditëve më parë të ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu. Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dhënë një prononcim për mediat paraditen e djeshme në lidhje më shkarkimin e drejtorit të burgut të Drenovës pas denoncimit në emisionin “Fiks Fare”, si dhe ka bërë apel për punonjësit për një punë korrekte në përputhje me ligjin, sepse do të ketë vazhdimisht ndëshkime ndaj atyre që nuk kryejnë detyrën.

 

Manjani për drejtësinë

Manjani u është përgjigjur interesit të gazetarëve për reformën në drejtësi di dhe per deklaratën e ambasadorit, të SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, për terrorizmin dhe çështjen e xhamive jashtë juridiksionit të Komunitetit Mysliman. Pyetjes se qeveria shqiptare ka rritur nivelin e sigurisë për shkak të sulmeve të mundshme nga terrorizmi, ministri i Drejtësisë Manjani tha se “çështjet e terrorizmit në global sot nuk janë çështje për t’u nënvlerësuar dhe sigurisht që Shqipëria është pjesë e vendeve anëtare në betejën kundër terrorit dhe për këtë arsye mundet të jetë objekt sulmesh. Por ketë situate duhet ta vlerësojmë realisht, pasi është një vlerësim dhe një apel që duhet bërë qytetarëve për të bërë një jetë të qetë, por me vëmendje të shtuar pasi kjo është një betejë e vërtetë”. Interesit të mediave për disa xhami që janë jashtë kontrollit të Komuniteti Mysliman në të cilat pretendohet të jenë vende ku rekrutohen njerëz në shërbim të terrorizmit, Manjani, pohon se “nuk është një çështje që i takon Ministrit të Drejtësisë në këtë moment”. Ndërsa për Reformën në Drejtësi dhe deklaratës së ambasadorit të SHBA-së, Donal Lu, Manjani pohoi se “po punojmë brenda detyrave që kemi që këtë reformë, ta bëjmë pasi është shumë e rëndësishme për marrjen e statusit për të qenë anëtarë të BE-së. Kjo është shumë e rëndësishme dhe duhet të kuptojmë sepse ndonjëherë na shkasin gjërat dhe për këtë po punojmë të gjithë së bashku për aq sa na takon. Ne lidhje me deklaratën e ambasadorit Lu, Manjani tha se “nuk kam gjë tjetër vetëm se mirënjohje respekt dhe mbështetjen tonë reale për ato çfarë ka Ministria e Drejtësisë dhe për të gjitha ato shkarkime që ne bëjmë sepse këtë punë kemi”. A mendoni se duhet të ketë ndryshime ne draftin e Reformës në Drejtësi, ishte një pyetje te cilës Manjani iu përgjigj: “Ministri i Drejtësisë nuk është ekspert, por ka detyrë institucionale sipas formulës të kontribuoje në këtë proces me të gjithë burimet njerëzore që ka në dispozicion dhe këtë do bëjmë deri në përfundim të reformës në Drejtësi”.

 

Për Drenovën

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar dje pas videos së transmetuar në emisionin “Fiks Fare”, ku drejtori i IEVP-së Korçë përfshihej në fenomene të rënda korruptive. “Dua të kërkojë një ndjesë të thellë publike që në administratë kemi njerëz të tillë dhe absolutisht kjo është një histori që duhet të marrë fund. Jam totalisht i vendosur që me çdo mjet kjo të marrë fund. Nuk kam hezituar dhe nuk do të hezitoj që të shkarkojë këdo që unë kam nën varësi por dhe të gjithë vartësit duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Nuk jam i tillë që t’i lë gjërat në mes ndaj dhe jam lidhur me prokurorin e rrethit dhe me policinë e rrethit atje, që ta çojnë deri në fund dhe në të gjitha aspektet e saj. Çfarë rezulton besoj e keni parë vetë dhe unë e kam falënderuar “Fiks Fare” në mënyrë të veçantë për atë denoncim publik që bëri. Ai ishte i shkarkuar dhe për gjëra të tjera prej meje, por kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që të shkojnë gjërat deri në fund dhe ju bëj thirrje dhe njëherë të gjithë nëpunësve të shtetit: “Shërbeni se nuk ka rrugë tjetër! Shërbeni sipas ligjeve dhe në afat, historitë e tjera nuk do t’i tolerojë”, – u shpreh z. Manjani. Ministri i Drejtësisë siguron opinionin publik se monitorimi i sistemit të burgjeve do të intensifikohet dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj shkeljeve apo abuzimeve me detyrën. Ditën e djeshme, në kuadër të forcimit të luftës kundër korrupsionit në sistemin penitenciar, disa orë përpara transmetimit të emisionit “Fiks Fare”, ministri Manjani mori masën e shkarkimit të këtij zyrtari, bazuar në shkelje të mëparshme të evidentuara nga strukturat e inspektimit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here