Alarmi i dhënë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, që e klasifikon Tiranën si një ndër dy kryeqytetet europiane më të rrezikuara për sulme terroriste nga ISIS, përkrah kryeqytetit rus Moskë, ka vënë në lëvizje dhe gatishmëri të plotë çdo forcë sigurie dhe inteligjente në vend.Edhe për forcat e armatosura, repartin special KOMANDO apo Forcat Speciale, Policinë Ushtarake dhe Shërbimin Informativ Ushtarak, janë dhënë detyra të qarta për të qenë në gatishmëri të plotë, përballë çdo situate të mundshme.Kjo temë u diskutua edhe mbrëmjen e së shtunës në Këshillin eSigurisë Kombëtare të mbledhur nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Një element shumë i rëndësishëm në paralajmërimin e bërë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, gjatë të cilit bëhet thirrje për rritje të masave, është edhe një aktivitet dhe një datë fikse gjatë këtij muaji. Bëhet fjalë, për ardhjen e kombëtares franceze të futbollit për femra, që pritet të vijnë në Tiranë për një ndeshje me kombëtaren shqiptare, në datën 27 të këtij muaji.Në dukje, një aktivitet normal sportiv madje më pak si i tillë pasi futbolli për femra në Shqipëri, nuk është se ka shumë ndjekës. Por në situatën aktuale kjo datë dhe ky aktivitet, pikërisht pas valës së sulmeve terroriste në Francë dhe pas alarmit për sulme të tilla edhe në Shqipëri, e komplikon disi situatën, duke vënë në alarm drejtuesit e SHISH dhe policisë.Dyshimi dhe frika është se pikërisht ky aktivitet sportiv mund të jetë një objektiv sulmi, nga elementë të dyshuar si të lidhur me ISIS. Për këtë arsye, gjithmonë nëse do t’i qëndrohet axhendës sportive dhe ky aktivitet do të zhvillohet, po hartohet një plan masash për të garantuar sigurinë e sportistëve, por dhe të tifozëve që do e ndjekin atë.Pikërisht për këta të fundit, SHISH ka sugjeruar që mos të bëhet shumë publicitet në mënyrë që të shmanget një numër i madh tifozësh pasi në këtë mënyrë agjentët e policisë dhe SHISH mund ta kenë më të lehtë mbarëvjatjen e sigurisë se aktivitetit.Disa takime ndërkombëtare futbolli u analluan vetëm pak ditë më parë në Belgjikë dhe Gjermani, menjëherë pas valës së sulmeve terroriste në Paris që mori jetën e 129 personave. Nuk ka një vendim të tillë edhe për takimin në fjalë mes kombëtares franceze dhe asaj shqiptare të futbollit për femra, nga Federata Franceze dhe ajo shqiptare e futbollit por gjithsesi data 27 Nëntor për shkak të këtij aktiviteti, ashtu si dhe datat 28 dhe 29 Nëntor të Festave Kombëtare, mbeten si datat me punën më të ngarkuar për organet e rendit dhe sigurise, për shkak të rrezikut të paralajmëruar.