Një i ri shqiptar nga Pogradeci ka humbur jetën gjatë luftimeve në Siri, në krah të xhihadistëve të ISIS. Mariglen Dervishllari mësohet se është vrarë rreth 2 javë më parë. Informacion për vdekjen e tij i është dhënë Shërbimit Informativ Shtetëror nga partnerët ndërkombëtar.
Dervishllari, i cili ishte rekrutuar dhe dërguar në Siri nga imami i vetëshpallur i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa rezultonte në listën personave të skeduar dhe monitoruar nga SHISH si person me prirje të theksuara ekstremiste.