Policia e Lushnjës ka zbuluar sot në Lushnjë 6 dynym të mbjellë me bimë narkotike të llojit kanabis sativa dhe arrestoi dy persona për kultivimin e saj.
Lënda narkotike është zbuluar në fshatin Kadiaj, e mbjellë në sera. Bimët narkotike kishin një lartësi nga 40-60 cm, ishin në prag të vjeljes dhe teknologjia që zbatohej për rritjen e tyre nga kultivuesit ishte e njëjtë me kulturën e domates, pasi ujitja kryhej me pika.
Serat në të cilat kultivoheshin bimët narkotike, ishin fare pranë rrugës dhe në brendësi të fshatit.
Në përfundim të operacionit antidrogë policia asgjësoi përmes djegies 12 mijë rrënjë hashash.
Policia ka arrestuar shtetasit A.A dhe G.K lidhur me këtë ngjarje…