Pas debatit kundër Barcelonës, ku madrilenët u turpëruan me rezultat prej 4-0, presidenti Real Madridit ka folur rreth të ardhmes së trajnerit aktual të ekipit, Rafael Benitez dhe spekulimeve rreth një largimi të mundshëm të Cristiano Ronaldos.
Perez ka thënë se trajneri aktual i madridlenëve, Benitez ka mbështetjen e plotë të klubit, ndërsa Ronaldo nuk do të largohet nga ekipi.
“Rafael Benitez ka mbështetjen e plotë dhe besimin e ekipit”, tha Perez.
Sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldo, Perez tha se futbollisti portugez nuk ka çmim, pasi që ai do të mbetet deri në fund të karrierës në Real, transmeton Telegrafi.
“Ronaldo nuk do të shitet për asnjë çmim. Shkrimet rreth takimit tim me presidentin e PSG-së, Naser el Khalifi rreth shitjes së Ronaldos, janë të pavërteta pasi që me të nuk kam biseduar për asnjë moment”, tha Perez.