Rritet tensioni pas rrëzimit të avjonit rus nga Turqia

0
261

nato

Pas incidentit të ndodhur në kufirin me Sirinë, ku Turqia rrëzoi një avion rus, tensioni është rritur në maksimum. Rusia është shprehur se ky është një incident serioz, ndërsa Turqia thotë se e kishte paralajmëruar 10 herë pilotin.

Ankaraja ka kërkuar një mbledhje urgjente të NATO-s që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Bruksel.

Kërkesa është bërë bazuar në nenin 4, të statusit të NATO-s “që nëse sulmohet një vend anëtar, atëherë të gjitha vendet anëtare janë sulmuar”.