Ushtria Amerikane i ka konfirmuar pohimet e autoriteteve turke se pilotët turq i kanë paralajmëruar pilotët rus se aeroplani i tyre ka hyrë në hapësirën ajrore të shteti turk.
Zëdhënësi i Pentagon’it Steve Ëarren ka thënë se komunikimi i pilotëve është bërë nëpërmjet kanaleve të hapura.
“Kemi mundur ta dëgjojmë krejt atë që ka ndodhur, komunikimi është zhvilluar nëpërmjet kanaleve të hapura” njofton AFP.
I pyetur nëse mund të konfirmojë pohimet e turqve se 10 herë kanë paralajmëruar kolegët e tyre ruse, Ëarren ka thënë “Po. Mund ta pohoj këtë” ka thënë ai.
Ai shtoi se nuk ishte menjëherë e qartë se në cilën anë të kufirit turko-sirian po fluturonte avioni luftarak rus, duke shtuar se do të duhet kohë për të analizuar të dhënat para se të arrihet në një përfundim të tillë.
Pentagoni thotë se forcat amerikane nuk ishin të përfshira në rrëzimin turk të avionin luftarak rus.
Shtetet e Bashkuara kanë prani të fortë në Turqi dhe rregullisht fluturojnë avionët e vetë luftarakë nga baza ajrore në Incirlik, duke kryer bombardime kundër caqeve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Zyrtarët e Pentagonit kanë dënuar më parë veprimet dhe taktikat e pilotëve rusë pasi që avionët ushtarak të Rusisë kanë shkelur hapësirën ajrore turke muajin e kaluar.
Në incidentin e të martës, ushtria turke tha se avioni u rrëzua nga dy avion ushtarak turq, F-16, pasi që kanë shkelur hapësirën ajrore turke 10 herë brenda një periudhe prej pesë minutave.
Por, Rusia këmbëngul se avioni i tyre ushtarak ishte brenda hapësirës ajrore siriane kur u rrëzua dhe dënoi rrëzimin e tij si një “incident shumë serioz”.