Kryeministri islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se vendi i tij nuk synon të rritë tensionet me Rusinë, “vend mik dhe fqinj”.
“Nuk e kemi ndërmend të vëmë në rrezik marrëdhëniet tona me Federatën e Rusisë”, deklaroi Davutoglu gjatë një fjalimi para deputetëve të formacionit të tij – Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) në Parlament.