Raport-progresi i KE-së/Peleshi: Udhërrëfyes për politikën, ja kërkesat e Brukselit

0
145

peleshi

 

Zv.kryeministri Niko Peleshi përmes një konference nga Kryeministria komentoi dje progres-raportin e KE-së për Shqipërinë, i cili, sipas tij, duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për gjithë klasën politike shqiptare dhe shoqërinë shqiptare në përgjithësi. “Lidhur me reformën në administratën publike, progres-raporti vlerëson ecurinë e mirë jo vetëm me miratimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe Kodit të ri të Procedurave Administrative, por mbi të gjitha, zbatimin e një procesi tërësisht të hapur, transparent dhe meritokratik. Për sa i përket reformës në drejtësi, progres raporti vlerëson hapin e marrë për krijimin e Komisionit të Posaçëm parlamentar që kontribuon në një proces gjithëpërfshirës të kësaj reforme. Komisioni aktualisht ka përgatitur Strategjinë për Reformën në Drejtësi dhe Planin e Veprimit. Grupi i Ekspertëve të Nivelit të lartë pranë këtij Komisioni ka përgatitur Propozimet për Ndryshimet Kushtetuese”, – tha ai. Më tej lidhur me luftën kundër korrupsionit, si një nga 5 prioritetet e qeverisë shqiptare, progres raporti jep sipas Peleshit një panoramë të plotë mbi situatën si dhe pasqyron ecurinë e reformave të ndërmarra deri më tani. “Ndërkohë, mbetet e pashmangshme nevoja e vazhdimit më tej të përpjekjeve për realizmin e objektivave në luftën kundër korrupsionit. Aktualisht kemi një strategji të re kundër korrupsionit dhe një plan konkret veprimi. Jemi duke punuar fort për modernizimin e shërbimeve një hap i mëtejshëm në luftën kundër korrupsionit në administratën publike”, – theksoi ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency