Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Saba Kallaku 39 vjeç, banues në Bubq, Krujë. Sipas policisë, Kallaku ka ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij ,shtetases N.Kallaku 35 vjeçe.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pushkë model 63, kalibër 7.62m/m, të cilën e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale, ”Dhunë në familje” dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.