Ligji i ri për pushtetin vendor, demokratët replika me Finon

0
181

BYY

 

Ligji i ri për pushtetin vendor ka nisur dje diskutimin në Komisionin e Ligjeve, ku ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, foli për parimet e draftit. Por diskutimi i tij u ndërpre për shkak të debatit mes socialistit Bashkim Fino dhe demokratit Oerd Bylykbashit lidhur me procedurën e përfshirjes në kalendarin e punimeve të ligjit. Ndërkohë ligji i ri parashikon kufizim në vetëm 3 mandate të të drejtës për t’u rizgjedhur për kryebashkiakët si edhe heqje të pagesës për këshilltarët bashkiakë.

 

Debati

Çuçi: Forcohet pavarësia financiare e pushtetit vendor nga qeveria. Për ne autonomia vendore është një ndër elementët bazë të funksionimit të vendorëve.

Bylykbashi: Ligji nuk është ende në kalendarin e punimeve të Kuvendit.

Fino: Shigjetim pa të drejtë nga opozita. Në 5 nëntor e kemi përfshirë në kalendar. Ne duam të bëjmë disa dëgjesa në komision me shoqata të pushtetit vendor. Në fund unë do t’ju paraqes një raport për ta marrë në konsideratë për miratimin në parim dhe nen për nen.

Strazimiri: E pse e firmose ti zotëri kalendarin këtu? Kot e firmos?

Fino: Ma lejon rregullorja.

Bylykbashi: Kjo është në kundërshtim nga rregullorja.

Fino: Pse na e ul nivelin e bisedës.

Xhafaj: Zotërinj…

Fino: z. Kryetar, ti dhe nënkryetari mund të mos doni fare ta bëni këtë proces. Unë do ta bëj.