Elvis Hoxha, anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, ftoi qytetarët shqiptarë të marrin pjesë në manifestimin e Prishtinës në 28 nëntor.
Qeveria e Kosovës, tha ai, është duke punuar kundër idealeve të Ismail Qemalit.
“Nëse Tirana do të festojë, mirë e bën, por në Prishtinë do të protestojmë, pasi shteti i Kosovës është në rrezik”, tha Hoxha.
Ai shtoi se Vetëvendosje ka vënë në dispozicion transport për ata qytetarë shqiptarë që duan të shkojnë në Prishtinë në datën 28 nëntor.