Rama: Kina angazhime konkrete për Shqipërinë në projekte infrstrukturore dhe në bujqësi

0
265

 

ruuuuuuuuuuuuuu

 

 

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës tre ditore që po zhvillon në Kinë, u shpreh në një intervistë për mediat se, ‘morëm disa angazhime konkrete nga ana e Kryeministrit kinez dhe qeverisë së Republikës Popullore të Kinës dhe nga ana tjetër firmosëm një marrëveshje të rëndësishme mirëkuptimi me një prej kompanive më të mëdha kineze Pacifik Construction, së bashku me qeverinë e Malit të Zi, për të filluar punën për studimin e fizibilitetit dhe financimin e Korridorit të Kaltër, ose siç njihet ndryshe, Korridorit Adriatiko-Jonian, ku do të përfshihet edhe Bosnja dhe Kroacia. Kryeministri i Bosnjës praktikisht dha pëlqimin e tij dhe në dhjetor do të finalizohet edhe përfshirja e Bosnjës në këtë marrëveshje mirëkuptimi”.

Po ashtu, tha Rama, “me kompaninë në fjalë janë drejt përfundimit katër studime të dakordësuara një vit më parë, të cilat do t’i hapin rrugë financimit të katër projekteve të rëndësishme infrastrukture në Shqipëri, që përbëjnë një hap të madh cilësor në funksion të përmirësimit të mëtejshëm dhe standardizimit të një infrastrukture rrugore që, edhe pse është financuar në mënyrë të konsiderueshme nga qeveria e mëparshme, është përgjithësisht jashtë standardeve dhe në parametra që lënë shumë për të dëshiruar”.

“Një pikë tjetër e rëndësishme ka qenë e lidhur me faktin se në projektin strategjik të këtij mekanizmi do të avancohet me rritjen e kapaciteteve portuale në Baltik dhe në Adriatik. Këtu përfshihet edhe interesimi madh i palës kineze, për të rritur kapacitet portuale të Shqipërisë në funksion të projektit madhor strategjik, atij të rrugës së dikurshme të Mëndafshit, që është edhe shtylla kurrizore e gjithë kësaj qasjeje të re për transformimin dhe modernizimin e infrastrukturës që lidh të 16 vendet, por që përbën dhe një lidhje spektakolare të Kinës përmes 61 të përfshira e të interesuara”, u shpreh kryeministri Rama.

Së fundi, jo për nga rëndësia, nënvizoi kreu i qeverisë shqiptare, “qeveria kineze ka rikonfirmuar angazhimin për të mbështetur Shqipërinë në zhvillimin e infrastrukturës së prodhimit bujqësor dhe për t’u hapur ndaj produkteve shqiptare, ku është vënë re nga pala kineze, një rritjeje e rëndësishme e eksporteve tona gjatë vitit të fundit dhe po ashtu, edhe një interesim i veçantë i tregut këtu, sidomos për vajin e ullirit, mjaltin dhe bimët medicinale”.

“Takimi me Presidentin ka qenë një takim përmbyllës, ku Presidenti ka dëshiruar t’ju komunikojë të 16 liderëve të vendeve pjesëmarrëse në këtë mekanizëm, vullnetin e plotë të Republikës Popullore të Kinës për të çuar më tej këtë proces si një proces të ndërmjetëm edhe të forcimit të lidhjeve të Kinës me Bashkimin Europian. Po ashtu, ai ka theksuar edhe faktin që në këtë proces, përveç gjithë angazhimeve të marra, apo që do të merren për infrastrukturën apo për sektorët e tjerë, një rol të posaçëm, Kina do t’i japë shkëmbimeve njerëzore dhe rritjes së pranisë së turistëve kinezë në këtë pellg, ku një pikë shumë atraktive është edhe Adriatiku dhe për këtë arsye, edhe Shqipëria”, tha kryeministri Rama.