Tension në kufirin greko-maqedonas, emigrantët kalojnë me forcë

0
157

qytetare ne vlore per te ikur ne gjermaniIMG_00ggg94 azilante emigrante

 

Më shumë se 200 imigrantë të bllokuar në kufirin greko-maqedonas tentuan të kalojnë me forcë drejt Maqedonisë duke rrëzuar telat me gjemba në pikën kufitare të Idomenit dhe duke qëlluar me gurë dhe mbeturina policinë maqedonase, njoftuan gazetarët.

Të paktën pesë imigrantë kanë arritur të kalojnë në Maqedoni gjatë këtij sulmi, që filloi me thirrjet hapni kufijtë nga rreth 200 prej 800 imigrantëve që ndodheshin në krahun grek pas vendimit të Maqedonisë për të mos lejuar kalimin e imigrantëve të ardhur nga zonat e konfliktit, sirianë, afganë dhe irakianë, theksuan gazetarët.

Disa janë kapur nga policia maqedonase dhe janë kthyer, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë të përpiqen për të kaluar duke hasur kundërshtimin e policisë maqedonase, disa prej të cilëve kanë përdorur edhe shkopinj gome.

“Nuk mund të presim më, këtë natë kemi fjatur në shu, nuk mundemi më, duam të kalojmë”, deklaroi një prej manifestuesve.

Situata ka qenë e tendosur këto ditët e fundit në vend, ndërkohë që Evropa ka mbyllur kufijtë pas eksodit të kësaj vere, veçanërisht në përgjigje të atentateve në Paris dhe me kërkesë të qeverisë franceze për të ndalur fluksin e refugjatëve drejt Evropës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency