Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë në kuadrin e festave të nëntorit, por edhe të 10-vjetorit të shpalljes së ISO-Polifonisë si “Kryevepër e Trashëgimisë Gojore të Njerëzimit” nga UNESCO, organizuan një aktivitet tejet të veçantë.
DRKK Vlorë në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës “Jani Minga” organizuan një aktivitet mjaft të pëlqyer nga publiku vlonjat, ndërsa si pjesë përbërëse e tij ishin pjesëmarrja e disa grupeve polifonike dhe çelja e një ekspozite me fotografi të veshjeve popullore.
Të pranishmit në aktivitet dhe veçanërisht publiku i vogël, patën mundësinë të shijonin nga afër magjinë e muzikës së bukur tradicionale të interpretuar nga grupe polifonike, ndërsa gjatë organizimit u bën bashkë në vallet e performuara nga artistët e rinj.