Katër automatikë të përdorur nga sulmuesit që kryen sulmet terroriste në Paris i janë blerë nga interneti një trafikanti gjerman armësh, i cili është marrë në pyetje, njoftoi sot e përditshmja më e shitur gjermane “Bild”.”Armët e llojit kalashnikov, dy automatikë Zastava M70 dhe dy AK47 janë blerë më 7 nëntor në internet një tregtari gjerman, banues në Bade-Ëurtemberg (jugperëndim)”, bën të ditur tabloidi, i cili i referohet dokumentave të Prokurorisë së Shtutgartit (jugperëndim) dhe hetuesve gjermanë.Sipas “Bild” hetuesit francezë supozojnë se armët janë përdorur gjatë sulmeve të Parisit më 13 nëntor, një sulm i pretenduar nga ISIS-i, ku u regjistruan 130 të vdekur dhe 350 të plagosur.”Personi i dyshuar, trafikanti i armëve me banim në Magstadt është prezantuar me emrin Sascha Ë. Ai ishte i dyshuar në një aferë të shitjes së armëve dhe të municioneve në ‘Darknet’, një faqe e fshehtë e internetit ku blihen dhe shiten drogë, armë dhe shërbime të paligjshme”, bën të ditur “Bild”.”Shkëmbimet e e-mailve vërtetojnë se ai i ka shitur katër kalashnikovë një shtetasi arab në Paris”, shkruan “Bild”.”Ai është marrë të hënën në pyetje dhe ndodhet tashmë në paraburgim. Gjatë ushtrimit të kontrollit në apartamentin e tij, hetuesit kanë gjetur 16 armë”, citon e përditshmja më popullore gjermane.