Vrasja për nderin e nënës, çfarë tha në gjykatë 37 vjeçari nga Fieri

0
180

 

 

fiereFIER- Jepet masa e sigurise per vrasjen ne Fier. Skënder Krasniqi i dyshuari kryesor per vrasjen e 82-vjecarit Nevruz Likometaj në Fier, ka mohuar akuzën para gjykatës. 37-vjecari ka sqaruar para gjykatës se nuk kishte motiv për ta vrarë 82-vjecarin dhe se nuk ka dijeni mbi ngacmimet që viktima kishte bërë ndaj nënës së tij.

Pavarësisht pretendimeve të Krasniqit gjykata ka vendosur ta lërë në burg deri në përfundim të hetimeve. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Prokuroria ende nuk ka paraqitur prova për fajësinë e 37 vjecarit por burime pranë saj thonë se provat kanë lidhje me një person të dytë që ka bashkëpunuar në vrasje dhe po kërkohet nga policia.

Skënder Krasniqi u arrestua dy ditë pas vrasjes së Novruz Likometaj. I moshuari u gjet i masakruar të dielën që shkoi në një kosh mbeturinash në afërsi të banesës së djemve të tij në lagjen 8 shkurti. Viktima jetonte i vetëm në lagjen 29 nëntori në të njetën lagje me të pandehurin. E ëma e tij deklaroi pas arrestimit se viktima e ngacmonte vazhdimisht. Ajo ka deklaruar se ,një muaj kë parë ajo i kishte kërkuar djemve të viktimës që të flisnin ke babanë te e tyre që ai ta linte të qetë.