Buxheti i vitit 2016, fondet më të mëdha për rikonstruksione godinash

0
167

qeveNë listën e detajuar të shpenzimeve të çdo institucioni, rezulton 58.5 milion dollarë, të cilat llogariten si shpenzime kapitale, në fakt nuk do të jenë për të përmirësuar rrugët dhe shërbimet për qytetarët, por do të jepen për të lehtësuar punën e nëpunësve dhe ministrive, .Fondet më të mëdha do të janë për rikonstruksione godinash, ku shumë ministri si ajo e Arsimit, Planifikimit Urban dhe me dhjetëra drejtori qe do të ndërtojnë dhe rimodelojnë ambientet ku rrinë.Në këtë listë të gjatë të shpenzimeve që do të bëjnë të gjithë institucionet shtetërore të administratës në Shqipëri, fjala që është shkruar më shpesh është “blerje zyrash”, më pas vjen “rikonstruksion ndërtesash” e cila pasohet nga fjala “blerje kompjuterësh”.Asnjë institucion, nuk do të rrijë këtë vit pa shpenzuar për të ribërë zyrat dhe për t’i përshtatur më mirë. Kështu, Presidenti do të marrë 150 mijë dollarë për të rregulluar zyrën e tij dhe për të mobiluar atë të takimit kokë më kokë.Por dhe Kryeministria, nuk mbetet mbrapa, pasi investon 500 mijë dollarë vetëm sistemin e sigurisë dhe jep disa qindra të tjera për rregullimin e ndërtesave.Vila e shërbimeve qeveritare në Dhërmi, merr 210 mijë dollarë për mobilim dhe konstruksion të plotë të pjesës që ka mbetur. Shërbimi Informativ do të harxhojë 300 mijë dollarë për rregullimin e parkut, ndërsa Kuvendi, jep disa qindra të tjera për sistemin e rrufepritësve dhe kondicionimin me preçizion të lartë.