Një punonjës i Gardës së Republikës është vënë në hetim, pasi ka qëlluar me armë pranë ambasadës Amerikane në Tiranë.27-vjeçari Indrit Tollia u shoqërua në polici pasi qëlloi me armë në ajër dhe është vënë nën hetim për “prishje të qetësisë publike”.Në dëshminë e tij në polici, Tolli ka thënë se kishte “qëlluar me armë sepse e kishin sulmuar qentë endacakë”.