Studiuesi italian: SHBA në fazë rënie nuk është udhëheqëse e botës e botës

0
145

 

ushtriaBarbaritë e prerësve të kokave të Shtetit Islamik janë një tregues për rrëmujën ndërkombëtare në rritje. Rrëmujë e parashikuar, sipas Luigi Bonanante, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Të gjithë e shohin ISIS – thotë Bonanante për LaPresse – si armikun e madh të njerëzimit. Por me siguri nuk është rreziku më i madh”.

Sot SHBA-të janë në një fazë rënieje, ndërsa kina po ngrihet. Dhe Rusia nuk heq dorë nga të qenit një fuqi rajonale. Një situatë tejet e paqëndrueshme.

Bonanate ka zhvilluar “teorinë e luftës formuese” sipas së cilës rreth çdo 70 vjet një luftë i ripërcakton ekuilibrat.

“Sot Shtetet e Bashkuara janë gjithnjë e më pak në qendër – shpjegon ai – Obama ndoshta është interpretuesi i kësaj rënieje. Nuk arrin ta qeverisë botën.

Nuk kemi më një rend ndërkombëtar solid. Pak nga pak kemi hyrë në një fazë anarkie në rritje. Nuk ka më asnjë pikë fikse, ka vetëm një shpërbërje të vazhdueshme”.

Një degjenerim që shumë studiues mendojnë se në vitet ’30 të këtij shekulli do të jetë edhe lufta e tretë botërore.