Zbulim /Gjendet një dhomë e fshehtë në varrin e Tutankhamunit

0
156

zbulimKa 90 për qind mundësi që varri i mbretit të famshëm egjiptian, Tutankhamun, të ketë dhomën e fshehtë e cila përmban mbetjet e Mbretëreshës Nefertiti.Arkeologu britanik Dr. Nicholas Reeves beson se Tutankhamun është vendosur në një dhomë të jashtme, e cila ishte e dedikuar për varrin e Nefertitit, kur ai vdiq në moshën 19-vjeçare.Ekspertët më parë kanë thënë se kishte rreth 60 për qind gjasa që vendi i pushimit të Mbretëreshës së lashtë ishte në varr, por a janë këta ekspertë tani më të sigurt pasi që skanimet sugjerojnë ekzistencën e një dhome të fshehtë?Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp Ministri i Antikiteteve të Egjiptit, Mamdouh al-Damaty.“Ne kemi thënë më parë se kishte rreth 60 për qind gjasa që ekziston diçka prapa mureve”, ka thënë ai duke folur për zhvillimet.“Por tani pas leximit fillestar të skanimeve, ne po themi se ka rreth 90 për qind gjasa të dhomës fshehtë”, ka shtuar ai. Hetime të mëtejme ende janë të nevojshme dhe provat e reja do të dërgohen në Japoni për analizë.“Në fakt, është një hapësirë e zbrazët pas murit, e cila shihet në radar, i cili padyshim është shumë i saktë”. “Nuk mund t’ju tregojmë saktësisht se çfarë madhësie është hapësira pas murit”, ka thënë në konferencë specialisti japonez i radarit, Hirokatsu Ëatanabe.Zbulimi i Nefertitit, e cila besohet se ishte njerka e Tutankhamunit, do të hedhë dritë mbi atë se çfarë përmban relativisht periudha misterioze e historisë egjiptiane.Mbreti Tut besohet se ka vdekur në vitin 1323 para Krishtit. Varri i tij është zbuluar në vitin 1992 nga egjiptologu britanik, Hoëard Carter.Por egjiptologët ende janë të pasigurt se kur ka vdekur Nefertiti dhe se kur është varrosur.