Fshati Gjinovec në Bulqizë 16 – vjet pa drita

0
405

fdsahti

E çuditshme por e vërtetë. Ekziston një fshat në Bulqizë që quhet Gjinovec, e që për herë të parë pas 16 vitesh, arrin të shohi energjinë elektrike.

Janë 17 familje të mbetura aty, ndërkohë që fashti është braktisur nga 80 për qind e banorëve të tij, bën të ditur NEëS 24.

Pas rrëmujave të vitit 1997, 10 kilometër linjë elektrike u vodh duke i lënë banorët pa  pa energji.

Ato 17 familje të mbetura që jetojnë me kultivimin e patateve dhe bimëve medicinale, qëndruan duke përdorur qirinj, gaz, apo mjete të modifikuara për të patur energji.

Sot është rikthyer energjia në këtë fshat, pas një investimi që ka kushtuar 100 milionë lekë. Banorët shprehen të lumtur dhe thonë së është e pabesueshme që iu është rikthyer energjia, pas kaq shumë vitesh.

“Tani që kemi drita nuk kemi më probleme. Jemi shumë të kënaqur në fshat sepse këtu ajri është i pastër dhe ushqimi është i freskët. Natyra po ashtu”, rrëfehen banorët e fshatit për “Neës 24”.

Mungesa e dritave ka bërë që banorët e këtij fshati të mos jenë të informuar rreth zhvillimeve politike në vend. Atyre iu vjen turp që të shprehen se nuk i njohin politikanët shqiptarë, aq sa ata maqedonas, për të cilët mësojnë më shumë pasi i dëgjojnë në radio me valët që kapin nga shteti fqinj. “Deri vonë nuk i kemi njohur as presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe Kryeministrin. Kryeministrin e Shqipërisë e kam njohur vitin e fundit kur erdhën na morën me furgon në një takim elektoral në Bulqizë.”, është shprehur një tjetër banor.