Dy golat e fundit të shënuar të Pierre-Emerick Aubameyang konfirmojnë rritjen e jashtëzakonshme të sulmuesit, ka festuar me maskën e “Njeriut Merimangë”, ka bërë si “Batman dhe Robin” me Reus, por tani nuk ka më nevojë për maskë, pasi heroi te Dortmundi është pikërisht ai. Dygolëshi në fitoren 4-1 ndaj Shtutgartit i dhuroi një tjetër rekord personal, 25 gola në një sezon i kishte shënuar vetëm edicionin e kaluar por për të arritur në këtë shifër i ishte dashur gjithë sezoni deri në Maj, ndërsa tani në fund të Nëntorit arriti rekordin e tij personal dhe kaloi gjithë të tjerët, pasi në klasifikimin e “Këpucës së Artë” në Gjermani ku llogariten vetëm golat në kampionat kryeson bindshëm në kuotën e 34 pikëve, si rezultat i 17 finalizimeve sezonale në Bundesliga që aktualisht të dyfishuar për dy dhe të konvertuar në pikë vlejnë titullin e kryegolashënuesit. Nëpër botë ka edhe nga ata që kanë shënuar më shumë, si Alex Texixera i Shakhtar dhe Toëell, te Dundalk në Skoci, por asnjëri nuk ja ka dalë të shënojë kaq shumë në kampionatet kryesorë të Europës, as Leëandoëski që gjendet në kuotën e 14 golave as Neymar, Suarez , Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic apo Higuain. Pak muaj më parë deklaronte se nëse Ronaldo shënon 50 gola në sezon dicka të tillë mund ta bëjë edhe tani. Natyrisht që golat e Aubameynag nuk mund të mjaftojnë për ta krahasuar me Messin, por i mjaftojnë tifozëve të Dortmundit që e bleu për 15 milionë Euro në verën e 2013, ndërsa sot gëzon kur shikon që sulmuesi nga Gaboni vlen plot 70 milionë euro.