Policia e Lezhës ka ndaluar një shtetas si dhe shpallet një tjetër në kërkim për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura” dhe “Trafikim i të miturve”. Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme kanë ndaluar shtetasin Krenar Shabani, 33 vjeç, banues në Lezhë.
Gjithashtu, kanë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit E.K. 26 vjeç, banues në Lezhë
Këta shtetas kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen V.J. 17 vjeçe, banuese në Lezhë.
Më pas e kanë dërguar në një banesë tek Instituti Bujqësor i Tiranës, tek një shtetase e njohur e tyre me qëllim trafikimin të nesërmen në Kosovë, por shtetësja V.J. ka arritur të largohet.