Për të shmangur çdo mosmarrëveshje të mundshme ndërmjet fituesve të çmimit Nobel për Paqen, instituti ”Nobel” njoftoi sot se katër medaljet e arta që do të ndahen, një për secilin fitues të katërshes tuniziane, por me shpenzimet… e tyre.
Çmimi prestigjioz iu dha më 9 tetor katërshes për dialogun kombëtar tunizian, një grup jozyrtar organizatash që kontribuan në kapërcimin e periudhës së tranzicionit demokratik në këtë vend, djep i “Pranverës Arabe”.
Normalisht, edhe pse kjo katërshe nuk ka ekzistencë juridike, ajo është e vetmja fituese, që mori zyrtarisht medaljen Nobel.
Por, organizatat që e përbëjnë, sindikata UGTT, organizata e punëdhënësve UTICA, Liga Tuniziane e të Drejtave të Njeriut (LTDH) dhe Urdhri i Avokatëve donin gjithsecili grup të kishte mundësi ta mbante këtë medalje.
“Do të bëhen katër medalje (shtesë)”, deklaroi për median drejtori i institutit ”Nobel”, Olav Njolstad, thuajse një javë nga ceremonia e shpërndarjes zyrtare të medaljeve.