Vetëvendosja/Protestë për lirimin e Albin Kurtit edhe në Tiranë

0
185

 

 

vrteMë pankarta “Po Albinit, jo Zajednicës”, u protestua dje në Tiranë për lirimin nga burgu të Albin Kurtit. Aktivistët e Vetëvendosjes në kryeqytet u mblodhën përpara Piramidës, ku ndër të tjera thanë se marrëveshja e kufirit me Malin e Zi dhe Bashkësia e Komunave Serbe apo “Zajednica” nuk mund të pranohen. “Ne kemi vetëm kriminelë në rendin kombëtar dhe ata janë vënë për ta zhdukur kombin e Shqipërisë. Evropa e bashkuar nuk bëhet dot pa shqiptarët e bashkuar. Në qoftë se ajo vetë nuk shtyn Shqipërinë të bashkohet. Evropa vetë është në krizë dhe ne vazhdojmë të bëjmë të njëjtin gabim që mbajmë perandoritë në krizë kur po bien”, – tha Elvis Hoxha, përfaqësues i Vetëvendosjes në Tiranë. Albin Kurti u arrestua nga policia e Kosovës më 28 nëntor, pak orë pas përfundimit të tubimit opozitar. Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për 30 ditë