Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i fazës eliminatore të Kampionatit Europian për ekipet kombëtare U-17. Shqipëria është pozicionuar në grupin e katërt.
Kundërshtarë në këto eliminatore do të jenë Serbia, Italia dhe Maqedonia. Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese do të zhvillohen në Itali, në datat 26, 28 dhe 31 tetor të vitit të ardhshëm.
Dy nga këto skuadra, pikërisht Italia dhe Serbia, janë kualifikuar për në fazën “Elite Round” të edicionit aktual të Kampionatit Europian.