Nje grabtije ka ndodhur diten e sotme në kryqëzimin e Bërxullit në Kashar. Katër persona me uniformë policie dhe të armatosur kanë grabitur 200 mijë euro nga një makinë e blinduar kompanisisë se sigurise. “Rogate Security” . “Policët” i kanë bërë pritë automjetit blind me para me një makinë me fenelina policie. Nën kërcënimin e armës, autorët kanë marrë shumën e konsiderueshme të parave. Pasi u larguan në një distancë të konsiderueshme nga vendi i grabitjes, grabitësit kanë djegur makinën e përdorur prej tyre, e cila rezulton se ishte e vjedhur.