SERBI – Takim Lavrov-Cavusoglu, për herë të parë pas incidentit ajror

0
159

 

miniMinistrat e Punëve të Jashtme rus dhe turk u takuan sot në Beograd për herë të parë që prej krizës së shkaktuar nga rrëzimi i një avioni ushtarak rus nga aviacioni turk në kufirin sirian, bënë të ditur burime diplomatike turke.“Takimi mes dy ministrave, Serguei Lavrov dhe Mevlut Cavusoglu filloi në orën e parashikuar “, shtoi burimi.Kjo përballje u zhvillua në kuadër të një takimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) zhvilluar në kryeqytetin serb.Turqia dhe Rusia po kalojnë një krizë të rëndë si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak rus nga ushtria turke në kufirin sirian më 24 nëntor. Ankaraja konfirmoi se avioni rus kishte shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që Moska e përgënjeshtron.Presidenti rus, Vladimir Putin u bëri të ditur drejtuesve turq se shprehte keqardhje për këtë vendim dhe theksoi se nuk do ta harronte kurrë incidentin. Ai akuzoi gjithashtu familjen e homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, për përfshirjen në kontrabandën e naftës të grupit të Shtetit Islamik në Siri