Maqedoni: Vriten dy shqiptarë për këngëtaren Adelina Tahiri

0
151

 

 

maVrasja që ndodhi të mërkurën në orët e vona të natës në fshatin Gërçec të Shkupit ka si shkak këngëtaren shqiptare Adelina Tahiri, shkruajnë mediat maqedonase.Sipas mediave maqedonase Zeirja Latifi Zeko është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe vëllai i tij Abdurahim me nofkën Moni. Policia po ashtu dyshon se ka edhe një person të tretë të implikuar në vrasje.Ata rreth orës 11 të mërkurën kanë vrarë Nebush Nuishin nip i të njohurit famëkeq Arsllan Nuishi dhe Qani Murtezanin ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Ajrullau.Sipas mediave maqedonase vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri po për çfarë konkretisht nuk është e njohur.Përndryshe kjo nuk është hera e parë që Adelina Tahiri përmendet në këtilla raste. Edhe vitin e kaluar në Çarshinë e vjetër u kris me pistoletë ku nëpër media përflitej për emrin e djalit të zv/kryeministrit Musa Xhaferi.