Nxënësit me pistoletë në çantë, parandalohet vrasja tek ‘Besnik Sykja’

0
229

 

 

88_bigNjë sherr mes të rinjsh, nxënës në shkollës së mesme “Besnik Sykja” në Tiranë gati sa nuk është kthyer në tragjedi. Fillimisht nxënësit janë rrahur me grushte më pas njëri prej tyre është pajisur me pistoletë të cilën e mbante të fshehur në çantën e shoqes së klasës. Ka qenë policia e Tiranës ajo që ka bërë të ditur ngjarjen, duke cilësuar se “u parandalua ngjarja e rëndë kriminale në ambientet shkollore”.

“Janë shoqëruar në komisariat tre nxënës pas informacioneve që policia mori për një sherr të ndodhur tre ditë më parë. “Po mbahet në komisariatin nr 2 të Tiranës 16 vjeçari me iniciale G.F, lindur në Lezhë  dhe banues në Tirane, pasi akuzohet për armë pa leje. Po kështu është shoqëruar M. B, 17 vjeçe,  lindur e banuese në Tiranë, edhe kjo nën akuzë për armë pa leje dhe moskallëzim krimi. Ndërsa A. H, 16 vjec, lindur e banues në Tiranë po ndiqet në gjendje të lirë për moskallëzim krimi”, bën të ditur policia.